Loading…

Shtyhet grumbullimi i Kosovës në basketboll

  • 01/08/2020 | 12:15

Shtyhet grumbullimi i Kosovës në basketboll

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.07.2020 ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar, rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka marrë disa vendime të rëndësishme.


Një ndër ta është edhe shtyrja e grumbullimit të përfaqësueseve A të Kosovës, të cilat ishin paraparë të ndodhin gjatë muajit gusht.

Një gjë e tillë ka ndodhur si pasoj e zhvillimeve të fundit me pandeminë Covid-19, shkruan KosovaPress.

“Ka marrë vendim që të shtyjë grumbullimet e Përfaqësueseve A të Kosovës (Meshkuj/Femra) që ishin paraparë gjatë muajit gusht 2020 për shkak të zhvillimeve të fundit me pandeminë COVID-19 në vendin tonë dhe ka autorizuar Drejtorin e Përfaqësueseve që në koordinim me Sekretaren e Përgjithshme të ri-planifikojë dhe vendosë për grumbullime të mëvonshme në bazë të situatës dhe udhëzimeve nga autoritetet dhe institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë