Loading…
Shtyhet ndeshja mes Feronikelit dhe Prishtinës
  • 19/05/2019 | 15:34

Shtyhet ndeshja mes Feronikelit dhe Prishtinës

Ndeshja vendimtare për titullin në Superligën e Kosovës, mes Feronikelit dhe Prishtinës, është shtyerë për 15 minuta, transmeton Gazeta Metro.


Sot, në “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të zhvillohet ndeshja vendimtare dhe ndeshja e xhiros së fundit në sezonin 2018/19.

Ndeshja ishte e paraparë që fillojë nga ora 16:00, por kjo ndeshje është shtyerë për 15 minuta dhe do të fillojë nga ora 16:15. Shkak i kësaj shtyerje është vonimi i delegimit të gjyqtarëve të kësaj ndeshje.

Feronikeli momentalisht ndodhet në krye të tabelës me 77 pikë, kurse Prishtina një pozitë më poshtë ka 75 pikë. Pra, skuadrës vendase i konvenon edhe barazimi, kurse musafirëve i duhet vetëm fitorja./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë