Loading…

Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita

  • 24/09/2020 | 16:52

Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 3-të të Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.


Në bazë të orarit të mëparshëm ishte paraparë të zhvillohej të dielën, më 27 shtator, në orën 13:30.

Një vendim të tillë KE i FFK-së e ka marrë në interes të futbollit kosovar, duke pasur parasysh se Drita është skuadra e vetme që është ende në garat evropiane.

Kësisoj, ndeshja Prishtina – Drita do të luhet në një termin tjetër të lirë, i cili do të caktohet me kohë nga Komisioni i Garave.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë