Loading…

Shtyhet ndeshja Tottenham-Arsenal

  • 15/01/2022 | 15:56

Shtyhet ndeshja Tottenham-Arsenal

Ndeshja e Arsenalit kundër Tottenhamit, e planifikuar të zhvillohet të dielën është shtyrë.


Premier Liga konfirmoi vendimin për të pranuar kërkesën e “Topçinjve” për të anuluar ndeshjen për shkak të ndikimit të dëmtimeve të lojtarëve, atyre të infektuar me Covid-19 dhe angazhimeve të Kupës së Kombeve të Afrikës nga skuadra e tyre.

Rregullat e ligës përcaktojnë që ndeshjet duhet të luhen nëse janë në dispozicion 13 lojtarë, duke përfshirë një portier, transmeton KosovaPress.

Granit Xhaka u përjashtua me karton të kuq në “Anfield Road” në sfidën ndaj Liverpoolit dhe është i suspenduar për derbin e Londrës së Veriut, derisa në dyshim janë edhe Takehiro Tomiyasu, Emile Smith Roëe, Calum Chambers, Bukayo Saka dhe Cedric Soares.

Ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet kjo ndeshje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë