Loading…

Shtyhet raportimi i Besnik Bislimit në Komisionin për Integrime Europiane

  • 05/11/2021 | 10:37

Shtyhet raportimi i Besnik Bislimit në Komisionin për Integrime Europiane

Është shtyrë për javën e ardhshme raportimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

Kjo për shkak se në mes të anëtarëve të Komisionit nuk është arritur dakordim lidhur me disa nga pikat e rendit të ditës.

Kësisoj edhe Bislimi ka qenë i pajtimit që kjo mbledhje të shtyhet për javën e ardhshme.

Në rend ditë kanë qenë të parapara këto pika:

RENDI I DITËS

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 21.10.2021;

3.    Raportim i z.Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;

4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e “ Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” – i ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje z. Besnik Bislimi –  Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;

5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

6.    Të ndryshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë