Loading…

Shtyhet seanca e Kuvendit, shkak Epopeja e UÇK’së

  • 05/03/2017 | 14:11

Shtyhet seanca e Kuvendit, shkak Epopeja e UÇK’së

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit e paraparë që të mbahet të hënën është shtyrë për një datë tjetër. Kjo pasi që me datën 5,6 dhe 7 në Kosovë shënohet “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.


Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti ka thënë se seanca ka mundësi të vazhdojë të martën megjithëse ende s’ka njoftim zyrtar, shkruan Express.

“Në seancën e kaluar u përmend që të hënën nuk do të ketë seancë për shkak te manifestimit. U thu të martën por që zyrtarisht ende nuk e di nëse kemi ndonjë njoftim se kur do të mbahet”, ka thënë Pajaziti.

Ndërkohë që zyrtarisht Kuvendi i Kosovës ende nuk ka njoftuar se për shtyerjen e seancës. Njoftimi i fundit është ai ku thuhet se vazhdimi i seancës plenare do të bëhet më 6 shkurt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë