Loading…
Shtyhet seanca për Gashin, Lushtakun e Shalën
  • 11/02/2019 | 11:29

Shtyhet seanca për Gashin, Lushtakun e Shalën

Është shtyrë për 27 shkurt seanca fillestare ndaj zëvendëskryeministri tDardan Gashi, ministri i Tregtisë, Endrit Shala dhe ish-komandanti i UÇK’së, Sami Lushtaku, transmeton Gazeta Metro.


Seanca është shtyrë me kërkesë të avokatit Arianit Koci, duke kërkuar më shumë kohë rreth këtij rasti.

Koci tha se sot kanë pranuar një provë për të cilën i duhet kohë për ta analizuar dhe për t’u konsultuar me klientin e tij, Dardan Gashin.

Edhe, Sami Lushtaku ka kërkuar që seanca të shtyhet për arsye shëndetësore.

Gjykata Themelore në Gjakovë dega në Malishevë ka aprovuar propozimin e palëve dhe seanca është shtyrë për datën 27 shkurt në orën 10:00./gazetametro.net

Sot seanca ndaj të ‘fortëve’: Sami Lushtaku, Dardan Gashi dhe Endrit Shala dalin para Gjykatës për gjuajtje me armë

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë