Në seancë e fundit të Kuvendit të Kosovës ishte paralajmëruar që seanca e ardhshme të mbahej këtë të mërkurë, por si duket seanca pritet të shtyhet.
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj, që ka qenë propozues i rezolutës për heqjen e murit në veri të Mitrovicës, ka deklaruar se është  zhvilluar një takim me  shefat e grupeve parlamentare dhe se në atë takim janë pajtuar që seanca për rezolutën të mos mbahet të mërkurën.
Ai nuk ka treguar edhe arsyet se pse është shtyrë mbajtja e kësaj seance.