Loading…

Shtyhet sërish seanca në rastin ‘Stenta’

  • 28/02/2017 | 12:10

Shtyhet sërish seanca në rastin ‘Stenta’

Është shtyrë edhe sot seanca e 64 punonjësve shëndetësorë të akuzuar në rastin “Stenta”.


 Seanca e rastit “Stenta” është shtyrë edhe sot këtë herë për mungesë të të akuzuarit Bedri Sahiti.

Avokati i Sahitit, Gjuran Dema, tha në seancë se ka dorëzuar në gjykatë përmes postës dokumentacion mjekësor më 24 shkurt nëpërmjet të cilit ka bërë të ditur se klienti i tij është i sëmurë, por gjyqtarja Shadije Dërguti tha se këtë dokumentacion ende nuk e ka pranuar.

Kjo gjyqtare shtyu pastaj seancën për mungesë të të akuzuarit Bedri Sahiti, ndërsa seancën e shtyrë e caktoi më 16 mars.

Sot në rastin e 64 punonjësve shëndetësorë të institucioneve publike e private  të akuzuar se dërguan pacientë nga institucionet publike në ato private, duke marrë ryshfet nga privatët, Prokurorinë Speciale e përfaqësoi Sylë Hoxha.

Procesi kundër punonjësve shëndetësorë ende ndodhet në fillim, pasi nuk është lexuar aktakuza për shkak të shtyrjeve të vazhdueshme të gjykimit.

Gjykimi u shty edhe në tetor të vitit të kaluar pasi atëherë mungoi  i akuzuari Agron Besim.

Në dhjetor të vitit të kaluar në një seancë të zhvilluar vetëm me avokatët e të akuzuarve, këta avokatë u ankuan se nuk i kanë të gjitha provat.

Në Rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë, 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Pjesë e këtij gjykimi janë ishin ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Gani Shabani që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.

Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej  4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Mjekët dhe punonjësit shëndetësore që po nisin të gjykohen sot qenë arrestuar më 9 tetor 2014.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë