Një grua është përplasur për vdekje ndërsa ka qenë duke ecur në këmbë përgjatë aksit rrugor Fushë Krujë- Tiranë, pranë Tapizës, nga një automjet që është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka nisur edhe hetimet për identifikimin e viktimës dhe autorit të ngjarjes si dhe për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Viktima, ende e paidentifikuar mësohet se është rreth 1.65 cm e gjatë dhe me flokë të gjata, ngjyrë kafe. Ajo ka të veshur një xhaketë kadife ngjyrë kafe, streçe të zeza, fustan të zi me pika të bardha dhe këpucë gome. Nga tiparet fizike dyshohet se është rreth 55 vjeçe.