Loading…

Shtyrja e vendimit në Hagë, OVL-UÇK: Goditje e rëndë ndaj drejtësisë

  • 06/05/2026 | 18:18

Shtyrja e vendimit në Hagë, OVL-UÇK: Goditje e rëndë ndaj drejtësisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagoi pas shtyrjes së vendimit për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke e cilësuar këtë zhvillim si shkelje serioze të parimeve të drejtësisë dhe të të drejtave themelore, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tyre, qëndrimi i zgjatur në paraburgim pa një epilog gjyqësor nuk mund të konsiderohet proces i rregullt juridik, por masë ndëshkuese pa vendim përfundimtar.

“Gati gjashtë vjet paraburgim pa një vendim përfundimtar nuk është procedurë. Është dënim pa aktgjykim. Asnjë gjykatë e financuar në emër të demokracisë nuk mund të normalizojë një trajtim të tillë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e të cilëve i hapi rrugën lirisë dhe shtetësisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK vlerësoi se zvarritjet e procesit po e rëndojnë edhe më shumë situatën, duke ulur besimin në institucionet që, sipas tyre, kanë për mision mbrojtjen e sundimit të ligjit.

“Dinjiteti i të akuzuarve, i familjeve të tyre dhe i popullit të cilit i shërbyen, nuk mund të mbahet peng i shtyrjeve të pafundme.Kërkojmë që shtetet demokratike që financojnë dhe mbështesin këtë gjykatë të veprojnë menjëherë. Nuk duhet të lejojnë shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të atyre burrave që vendin nuk e kanë atje, por pranë familjeve dhe popullit të tyre”, thuhet në reagim./gazeametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë