Loading…

‘Shuhet’ ëndrra e Kosovës, Mërgim Berisha raportohet se është ftuar nga Gjermania

  • 17/03/2023 | 11:27

‘Shuhet’ ëndrra e Kosovës, Mërgim Berisha raportohet se është ftuar nga Gjermania

Sulmuesi i Augbsurg, Mërgim Berisha, raportohet nga mediumet gjermane se ka marrë ftesë nga kombëtarja e Gjermanisë për dy miqësoret e muajit mars, transmeton Gazeta Metro.


Gazetari i ‘SkySportDE’, Florian Plettenberg ka thënë se sulmuesi me origjinë nga Kosova është ftuar nga përzgjedhësi gjerman, Hansi Flick.

Lajmi është përhapur nga shumica e mediave gjermane, teksa lista zyrtare për miqësoret kundër Peru dhe Belgjikës pritet të publikohet pas pak.

Berisha është një nga futbollistët që drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kishin provuar ta bindin të përfaqësonte ‘Dardanët’ në nivel kombëtaresh.

Ai po kalon sezon fantastik në Bundesliga ku në 18 paraqitje ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë