Loading…

Shuhet zjarri në Gërmi, dyshohet se u shkaktua nga dora e njeriut

  • 13/11/2018 | 21:59

Shuhet zjarri në Gërmi, dyshohet se u shkaktua nga dora e njeriut

Gjatë pasdites së sotme, parku i Gërmisë është kapluar nga zjarri, ku 40 deri në 50 ari janë dëmtuar nga ky zjarr.

Në vendin e ngjarjes sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë dalur menjëherë Policia e Kosovës, punëtorë të Hortikulturës, KFOR-i italian dhe zjarrfikësit.

Drejtoresha e parqeve, Fatime Hajdari ka treguar se ky zjarr mund të jetë shkaktuar vetëm nga faktorit njeri.

“Tash është koha me thatësi, nuk kemi temperatura të larta që mund të aludojnë me djegie të malit. Kjo ka mundur të ndodh vetëm nëse ndonjë qytetar ka mund të hedh ndonjë cigare në atë hapësirë”, tha ajo./Indeksonline

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë