Shukri Buja ka braktisur PDK-në për të ju bashkuar një partie të dalë nga PDK-ja, Nismës për Kosovën të Fatmir Limajt, shkruan Gazeta Metro.
Aderimi u zyrtarizua në një konferencë për media të mbajtur pak më parë.
Buja disa orë më herët e kishte konfirmuar se ka braktisur PDK-në për t’u bërë pjesë e NISMA-s, derisa ka shtuar se për detaje të tjera do të flasë në këtë konferencë.
Buja ka thënë se bashkimi me Nismën erdhi pasi ish-partia e tij, PDK, ia mbylli të gjitha shtigjet.
“Iu bashkova Nismës për Kosovën pasi PDK m’i mbylli të gjitha shtigjet”, ka thënë ai gjatë një konference për media.
Ai ka thënë se nuk ka qenë e lehtë që të vendosë për t’iu bashkuar Nismës, pas një kohe shumë të gjatë të veprimit në PDK.
Por, sipas tij, ai u është bashkuar shokëve të veprimit të paraluftës dhe të pasluftës.
“Nuk ka qenë e lehtë për mua të vendosi, por i janë bashkuar shokëve të veprimit të paraluftës dhe të pasluftës”, ka shtuar më tej ai.
Video e konferencës: