Loading…

Shukri Buja: Specialja, dhuratë e deputetëve kosovarë

  • 24/10/2019 | 09:45

Shukri Buja: Specialja, dhuratë e deputetëve kosovarë

Shukri Buja, ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, dhe ish-kryetar i Lipjanit ka thënë se ligji që u votua për Gjykatën Speciale, është i dëmshëm por është dhuratë nga deputetët tanë, shkruan Gazeta Metro.


Dita-ditës po shtohen ftesat për intervistim ndaj ish-krerëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, por po rriten edhe kërkesat për nisjen e protestave për ta kundërshtuar punën e Gjykatës Speciale. Teksa përfaqësues të OVL-së së UÇK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e protestave, edhe ish-komandantë të UÇK-së i kanë thënë “Zërit” se do ta përkrahin këtë kauzë.

Shukri Buja, ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, duke folur për punën e Gjykatës Speciale për “Zërin” ka thënë se ndonëse krijimi i kësaj gjykate ishte hap i padrejtë dhe i dëmshëm për Kosovën, përsëri kjo gjykatë u ngrit mbi ligjin, që e votuan deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Ligjin nuk e kanë aprovuar as gjykatësit e as prokurorët e specializuar, por Parlamenti i Kosovës, kurse prokurorët, hetuesit dhe gjykatësit po i kryejnë detyrat e përcaktuara me ligj nga Parlamenti i Kosovës, nga deputetët që e aprovuan këtë ligj. Është i padrejtë, i dëmshëm dhe i njëanshëm, por është ligj, dhuratë e deputetëve tanë”, ka thënë Buja.

Kurse i pyetur se a do të merrte pjesë në protestat që tashmë janë paralajmëruar nga OVL-ja e UÇK-së, Buja ka thënë se si anëtar i kësaj organizate do t’u përgjigjet vendimeve të saj konform rregullave të përcaktuara me ligjet në fuqi.

“Organizata i ka detyrat dhe obligimet e saj. Unë jam anëtar i saj dhe do t’u përgjigjem vendimeve të saj, të cilat do të jenë konform rregullave të përcaktuara me ligj dhe me Kushtetutë”, ka shtuar Buja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë