Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, prezantoi “Raportin e monitorimit gjashtëmujor mbi ekzekutimin e masave dhe dënimeve për të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan”.
Sipas monitorimit të KOMF-it për zbatimin e masave edukative, institucionale; dërgimin në institucionin edukativo – korrektues dhe burgimin për të mitur, raporti vë në pah sfidat në ekzekutimin e masave dhe dënimeve në qendrën korrektuese për të mitur në Lipjan.
Fushat kryesore në të cilat ishte fokusar KOMF, gjatë këtij raporti ishin kohëzgjatja e paraburimit, shqiptimi i masës edukuese korrektuese, vizitat e gjyqtarëve, programet individuale, procesi arsimor, aftësimi profesional e shumë fusha të tjera.
Valdrin Dervishaj ishte njëri nga prezantuesit e këtij projekti, i cili thotë se të gjeturat e këtij raporti tregojnë se gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore Janar- Qershor 2016 numri i të miturve që kanë marrë trajnim në Qendrën Korrektuese në Lipjan janë 95 ku 92 prej tyre të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
Të dënuar me burg ishin 11 prej tyre, 40 me masë edukative-korrektuese dhe 41 të mitur në paraburgim.
Sipas tij të mitur e denuar dhe të paraburgosurit qëndrojnë në të njetin pavion.
“Te miturit e dënuar dhe te paraburgosur qëndojnë në të njetitin pavion i cili nuk ka ndarje fizike që do të thotë se të miturit e paraburgosur që pezullohen nga pafajsija e tyre mbahen ne objektin e njejtë”, shtoi Dervishaj.
Ndërsa gjatë këtij raporti ata kanë konstatuar edhe vështirësi të tjera ku njëra ndër to është arsimi.
Kelvis Veqari prezantuese e këtij projekti tha se të miturve nuk i ofrohet mësim si duhet, pasi që ata nuk mësojnë në të gjitha lëndët dhe kanë arsimtarë të cilët nuk janë adekuatë për atë lëndë dhe se në mungesë të arsimtarëve klasat bëhen bashkë.
Ajo gjithashtu tha se të miturit kërkojnë që të kenë edhe ndonjë zanat.
Gjyqtarët sipas KDM, duhet të vizitojnë të miturit në qendrat korrektuese çdo gjashtë muaj, e sipas rezutlateve të këtij raporti nga gjyqtarët janë reazliuar vetëm tri vizita.
Gjithashtu Kelvis Veqari tha se raprotet mes familjes dhe qendres korrekteuse nuk janë shumë të afërta, prindërit nuk vijnë edhe shpeshë që të vizitojnë fëmijët e tyre e kjo rezulton edhe nga kushtet ekonomike.
Edhe organizimit i stafit në QKL, nuk ishte adektuat për KOMF pasi që ishin të punësuar 135 zyrtarë korrektues me uniformë, 27 janë staf civil, dhe se në kuadër të stafit civil janë të përfshirë dy punëtorë social, një psikologe, tetë punonjës shëndetësorë dhe një kordinator i programeve.
KOMF nuk është e kënaqur nga përbërja e stafit pasi që numri i profesionistëve është i vogël, dhe i rekomandon QKL që të ketë staf shtesë./gazetametro.net