Loading…
Shumë shpejt ‘IT: Chapter Two’
  • 09/03/2019 | 11:51

Shumë shpejt ‘IT: Chapter Two’

Fansat mezi po e presin trailerin zyrtar të “IT: Chapter Two”, kapitulli i dytë i adaptimit kinematografik të romanit me të njëjtin titull të Stephen King, me regji sërish të Andy Muschietti, transmeton Gazeta Metro.


Për projektin foli Jessica Chastain, interpretuesja e Beverly Marsh, në moshë të rritur, gjatë një interviste në programin e Jimmy Kimmel. Aktorja zbuloi një kuriozitet:

“Do të them diçka për të cilën mund të hyj në telashe, por do ta them gjithsesi. Në film ka një skenë, që me sa dëgjova në sheshxhim, ka numrin më të madh të litrave të gjakut të përdorur ndonjëherë në ndonjë film horror, në një skenë të vetme. Edhe të nesërmen e xhirimit të skenës m’u desh të nxirrja gjak nga sytë, jo i vërtetë kuptohet”.

Më pas, Chastain vijoi të flasë për filmin: “Është vërtet i frikshëm. I adhuroj gjërat e frikshme, por është më mirë të jesh personi i frikshëm, sesa ai që frikësohet”./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë