Qyteti lindor i Ukrainës, Salvyansk, po bëhet gati të jet arenë e luftimeve ndërmjet ushtrisë ruse dhe asaj ukrainase, transmeton Gazeta Metro.
Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 20 u plagosën në Slavyansk, i cili po përgatitet për një sulm rus për të pushtuar qytetin.
Ndërsa lufta po troket në derë, banorët dhe ushtarët po përgatiten për një sulm rus.
“Të gjithë e dinë se do të ketë një betejë të madhe në Slavjansk” tha një ushtar ukrainas për mediat e huaja.
Një ushtar tjetër, i cili me profesion është kontabilist, rreth 23-vjeçar, i cili iu bashkua ushtrisë kur filloi pushtimi rus, tha se forcat ukrainase thjesht nuk kishin armë për të luftuar ushtrinë eprore ruse që po vinte.
“Ne e dimë se çfarë po vjen,” tha ai, shkruan AJB.
Separatistët pro-rusë pushtuan dhe mbajtën nën kontroll këtë qytet për tre muaj në 2014.
Dhjetra zyrtarë dhe gazetarë u morën peng dhe disa nga pengjet u vranë./gazetametro.net