Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka dhënë një pronocim të shkurtër pas takimit me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, transmeton Gazeta Metro.
As pas optimizmit të shumtë shfaqur dje, gjë nuk ka ndërruar.
Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka marrëveshje pas takimit me Abdixhikun, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se nuk ka asgjë konkrete për t’u bërë publike derisa të arrihet një marrëveshje.
“Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, u shpreh kryeministri në detyrë./gazetametro.net
Asgjë as pas optimizmit të Kurtit: Nuk ka marrëveshje politike me LDK’në