Loading…
Shyqyri Bytyqi ikën nga Nisma drejt PSD’së
  • 25/08/2019 | 15:09

Shyqyri Bytyqi ikën nga Nisma drejt PSD’së

Fatmir Limaj po mbetet edhe pa një krah në parti. Nismës, subjektit të udhëhequr prej tij, nga kjo fillim javë po i ikën edhe një figurë e rëndësishme, transmeton Gazeta Metro.


Është Shyqyri Bytyqi të cilit nuk po i shkon më bashkëpunimi me Limajn. Ai ka vendosur t`i ndajë rrugët me liderin e tij të deritashëm partiak Fatmir Limajn, mëson Sinjali nga burimet e afërta me Bytyqin.

Sinjali nga këto burime merr vesh se ministri në largim i Arsimit do të kalojë në Partinë Socialdemokrate. Sipas këtyre burimeve, Shyqyri Bytyqi pritet të aderoj nesër në partinë e Shpend Ahmetit e cila së fundi ka lidhur koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. .

Përçarjet mes Limajt e Bytyqit kishin nisur kohë më parë. Ky i fundit madje ishte injoruar nga partia e tij, Nisma Socialdemokrate, në rastin e përurimit të një shkolle në Malishevë. Bytyqi pati thënë vet se i ka mbetur hatri dhe ndjehet i injoruar nga partia e tij

Ditë më parë nga kjo parti u largua edhe Bajram Hasani, ish ministër i Tregtisë i cili ishte shkarkuar kohë më parë. Ai ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë