Ish-kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, në akuzat për keqpërdorim të detyrës.
Sipas vendimi të trupit gjykues, nuk janë vërtetuar akuzat e prokurorisë, që ngarkonin mbi Haxhën i cili nuk ishte prezent në seancën e shpalljes së aktgjykimit.
Avokati i tij, Ramë Gashi, vendimin e trupit gjykues e quajti të drejtë dhe të pritshëm. Haxha, akuzohej se kundërligjshëm, kishte përfituar nga pagesat e qirave mbi 50 mijë euro./gazetametro.net