Siç parashikojnë meteorologët, gjatë 10 ditëve në vazhdim pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura të larta, ani pse nesër e pasnesër e në vikend do keni mundësi për reshje shiu e bubullima. Nga e marta ju shoqëron vetëm dielli.
Temperaturat pra do të shënojnë ngritje. Minimalet do të luhaten nga 8C deri në 16C, ndërsa maksimalet nga 23C deri në 29C.
Do të fryejë erë mesatare./gazetametro.net