Loading…

Si e përdhunoi daja ‘monstër’ nipin nga Berati, e mori në shtëpinë e tij

  • 25/11/2021 | 20:12

Si e përdhunoi daja ‘monstër’ nipin nga Berati, e mori në shtëpinë e tij

Ngjarje e rëndë kishte ndodhur ditë më parë në Berat të Shqipërisë, ku sipas kallëzimit në polici thuhet se 45-vjeçar nga Kosova ka përdhunuar nipin e tij nga Berati në banesë.


Policia ka bërë me dije detaje të reja ku autori Belul Kokollari e ka kryer përdhunimin në shtëpinë e tij në Priren rreth një muaj më parë. I mituri kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë.

Pas denoncimit të bërë nga fëmija, nga ana e autoriteteve është kryer edhe vizita mjeko-ligjore e të miturit, nga e cila ka rezultuar se fëmija është përdhunuar.

Daja e fëmijës ka filluar afrimitetin me këtë të fundit rreth 1-vit më parë, kur për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, ai qëndronte shpesh herë në Berat.

Belul Kokollari u dënua asokohe me 4-muaj burg pasi u akuzua për plagosjen me mjete të forta të djalit të komshiut që konfliktohej me familjen e motrës.

Pika kufitare e Morinës ishte njoftuar për kalimin e tij ditën e sotme, pasi ka qënë pikërisht motra e tij ajo që ka referuar në polici se vëllai i saj do të nisej sot për Shqipëri dhe do të vinte disa ditë për vizitë tek motra. Sipas deponimeve të motrës, ai i kishte thënë se kishte takuar edhe një avokat për të kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat “pafajësinë” në lidhje me dënimim e marrë në vitin 2020.

Vrasja e Mateos 8-vjeçar: Dëshmon gruaja ‘misterioze’ e cila ka dijeni për ngjarjen

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë