Loading…

Si është gjendja shëndetësore e Rrahman Jasharajt, flet kolegu i tij

  • 23/09/2022 | 17:48

Si është gjendja shëndetësore e Rrahman Jasharajt, flet kolegu i tij

Ymer Ymeri nga SBASHK-u ka folur në Frontal të T7 thotë se kryesindikalisti Rrahman Jasharaj është ka ftohje, por kjo nuk është arsyeja e mungesës së sotme të Jasharajt në Komisionin për Arsim.


Pas përvojës jo të mirë, për shkak të sulmeve nga deputetët e shumicës, Rrahman Jasharaj nuk ka shkuar sot në Komisionin parlamentar. Kolegu i tij Ymer Ymeri thotë se në takim sot kanë zgjedhur të shkojnë ata që e përfaësojnë vetëm SBASHK-un, e jo të gjitha sindikatat në vend.

“Nuk është diçka serioze, por ka pasur një ftohje për shkak të angazhimeve të tij dyditore, sa ka qenë drejtoreësha evropiane e sindikatave të arsimit, dhe, sipas të gjitha gjasav, edhe kështu ka qenë në një tretman, me terapi, por është duke u përmirësu”, ka thënë Ymeri.

Mirëpo, sipas tij, kjo nuk ishte arsyeja e mungesës së sotme të Jasharajt në Komisionin parlamentar për Arsim, ku për herë të dytë radhazi ishin ftuar përfaqësues të SBASHK-ut dhe ministrat e Qeverisë Kurti, për të folur rreth mosmarrëveshejeve mbi greva.

“Meqenëse z. Jasharaj është kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, komisioni ishte për Arsim, dhe ishin ftuar vetëm për cështje të SBASHK-ut, për të mos u keqkuptuar, ne vendosëm që të shkojë nënkryetarja e  SBASHK-ut, bashkë me dy anëtarë të këshillit grevist dhe unë si koordinator në SBASHK”, tha Ymeri.

Përfaqësuesi i sindikatave të arsimit thotë se në takimin e sotëm në Komisionin për Arsim nuk pati rezultatin që ai thotë se e prisnin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë