Njerëzit edhe sot i ndezin qirinjë njërit prej revolucionarëve më të mëdhenj në historinë moderne, edhepse ai gjatë gjithë jetës ka qenë ateist.
Me vite edhe banorët e Kubës kanë kujtuar se mbiemri i tij është Sanchez, derisa Che ishte nofkë të cilën e ka shfytëzuar për prezantim. E vërteta është se emri i plotë i Che Guevara-s ishte Ernesto Guevara de la Serna, ndërsa në kulturën pop ka mbetur i pavdekshëm duke iu falenderuar fotografisë së Albero Diaz Gutierrez, i cili më vonë e ndryshoi emrin në Korda, shkruan gazetametro.net.
Fotografia më e famshme e Che-së, e cila është një prej më së shumti të shumëzuara në histori garon me “Mona Lizën” dhe Merilin Monroe-n me fustanin e ngritur, u bë virale shumë para You tube, Snapchat dhe Facebook-ut. Che i Kordinës u bë apostull i antikapitalizmit dhe yll udhëzues për aktivistët e qetë shoqëror në gjithë botën.
Sa është shfytëzuar kjo foto! Nga barikadat studentore në Pariz më 1968, mbështjellësi i albumit të Madonna-s “American Life”, syzet e Jean Paul Gaultier, kutia e cigareve dhe e kondomëve, e deri te dhomat e studentëve dhe kampeve.
Che nuk ishte kubanez, por në shkurt të vitit 1959 e morri nënshtetsinë kubane “sipa lindjes”. Nuk ishte ekonomist, por në nëntor të po atij viti u emërua Kryetar i bankës nacionale të Kubës. As nuk ishte i bukur, me fëtyrë të enjtur dhe të munduar për shkak të atmës nga e cila lëngonte. Megjithatë, mbahet mend si idoli më fotogjenik i revolucionit kuban, shkruan gazetametro.net.
Për kubanezët fotografia e Che-së e Kordinës nuk është trend gueril, por përziereje e bestytnisë dhe socializmit, ideologjisë dhe mosdijes, besnikërisë dhe frikës. Shumica shohin në mungesën e tij një simbol se çka duhet të jetë revolucioni. Ndoshta sot prezenca e tij për ne do të ishte shkatërruese. Sot, kur për ne qendrat tregëtare janë më të afërta se revolucioni.
Po, heronjtë na nevojiten edhe më tej, por jo ata të cilët e posedojnë forcën që të na dergojnë në parajsë si qengjat. Kë e kemi ndjekur në të vërtet?
Che i Kordës u shëndrrua në formë të posaqme të monedhës kapitaliste – suvenirë, posterë apo maica të lira.
E Che e Kordës në fillim është publikuar krejt rastësisht.
Si u krijua fotografia?
Në mars të vitit 1960 në Havanë eksplodoi një anije dhe me atë rast vdiqën më se 100 punëtorë, ndërsa janë lënduar shumë më tepër, përfshirë edhe kalimtarët të cilët vrapuan që t`ju ndihmojnë të lënduarve.
Anija “La Coubre” ishte plotë armë të cilat qeveria kubaneze i kishte blerë nga Belgjika dhe i kishte transportuar në mënyrë sekrete në Karaibe.
E përditshmja “Revolucion” është dashur të përcjell varrimet të cilat ishin bërë të nesërmen në varrezat lokale. Në mes të të ftuarve të nderit ishin edhe Jean Paul Sartre dhe Simon de Bolivar. Afër tyre qëndronte Che Guevara. Castro mbajti fjalim në funeral në të cilin tha se shpërthimi ishte sabotim. I fajsoi amerikanët për krim, dhe fakti i vetëm ishte monolog i tij para masës. Atëherë për herë të parë e shfytëzoi parollën e famshme “Atëdheu ose vdekja”.
Më vonë Korda u kujtua se si u krijua fotografia.
“E kisha syrin te aparati i vjetër “Leica”, dhe isha koncentruar te Fideli dhe njerëzit rreth tij. Befas, para objektivit 90 mm u paraqit Che. Më befasoi shikimi i tij. Refleksivisht shkrepa dy herë, horizontalisht dhe vertikalisht. Nuk kisha kohë për foton e tretë sepse ai u tërhoq mbrapa në mëyrë diskrete, në rendin e dytë. Gjithçka ndodhi për gjysmë minuti”, ka treguar Korda.
Në shtëpi incizimin horizontal e ktheva në vertikale sepse në kuadër ishte një njeri i panjohur shumë afër krahut të djathtë të Che-së, dhe shihenin degët e palmës nga ana e majtë.
Redaktorët e gazetës “Revolution” refuzuan ta publikojnë fotografinë në bardhë e zi pa koment. Thjesht më tëpër preferonin të publikojnë foton e “udhëheqësit” dhe të ftuarëve të Castro-s Sartre dhe Bolivar. Korda e vari fotografinë në banesën e vet dhe e quajti “Guerrillero Heroico”, ndërsa Che-në e përshkroi si si një njeri i cili ishte i zemëruar dhe i trishtuar më “një forcë impresive të shprehjes dhe zemërimin e koncentruar në shikim pas gjithë atyre vdekjeve”.
Në vitin 1965 kubanezët nuk ndëgjuan asgjë për heroin e tyre, derisa Castro befasisht dërgoi mesazhin lamtumirës për mikun e tij të vjetër. Che dërgoi një letër ku hoqi dorë nga të gjitha pozitat qytetare dhe ushtarake, duke përfshirë edhe nënshtetësinë kubaneze.
Ernesto Guevara de la Serna u pushkatua në Bolivi më 1967 nga ana e ushtarëve të trajnuar në Amerikë, pasiqë u kap me ndihmën e kubanezëve të cilët punonin për CIA-n.
Së shpejti një njëri u paraqitë të dera te Kordinës në Havanë. Kishte ardhur prej Bolivisë dhe i dorëzoi një letër nga Heidi Santa Maria, kryetar i atëhershëm i “Casa de las Americas” – lëvizje e cila ka ndihmuar në përhapjen e ideologjisë kubaneze të revolucionit. I kërkoi një fotografi të mirë të Che-së. Korda i tregoi foton në mur dhe tha “Kjo është fotografia ime më e mirë”.
Feltrineli i kërkoi dy kopje të cilat Korda ia bëri dhe nuk kërkoi para për ato. Trupi i Che Guevara-s ende nuk ishte ftohur, kur posterët me portretin e tij u shitnin në miliona kopje. Emri i fotografit nuk u përmend kurr.
Pak para vdekjes, Korda u përpoq që t`i realizoj të drejtat e veta dhe në fund i realizoi nëpërmes të gjykatës supreme të Londrës. Në atë kohë pengoi që portreti i Che-së të paraqitet në reklamat për votkën Smirnoff. Pretendoi se eksploatimi i tillë ishte ofendim për kujtimin e heroit gueril. Korda insistoi në ate se heroi i tij kurr nuk ka pirë alkool.
Fitoi 50.000 dollarë prej marrëveshjes, dhe të hollat i dha si donacion për blerje të barërave për fëmijë të Kubës. /gazetametro.net