Loading…
Si gjithmonë: SHBA’ja mbështet Kosovën edhe me 34 milionë dollarë
  • 11/07/2019 | 17:56

Si gjithmonë: SHBA’ja mbështet Kosovën edhe me 34 milionë dollarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno nënshkruan sot një amendament në marrëveshjen dypalëshe për bashkëpunim zhvillimor në mes të Qeverisë së SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se me këtë amandament zotohen 34 milionë dollarë amerikanë shtesë nga Shtetet e Bashkuara, duke ngritur shumën totale të mjeteve të zotuara nga SHBA-ja sipas marrëveshjes në 198 milionë dollarë amerikanë, ndërsa të gjitha fondet do të administrohen nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Të gjitha fondet i destinohen mbështetjes së Kosovës në rrugëtimin e saj drejt vetë qëndrueshmërisë.

Kushtet e marrëveshjes përforcojnë parimin se përkushtimi i Kosovës ndaj agjendës së saj zhvillimore, përfshirë edhe përmes prioriteteve të saj buxhetore, është çelës i suksesit të Kosovës.

USAID-i vazhdon t’u ofrojë mundësi si institucioneve ashtu edhe popullit të Kosovës për të punuar së bashku në përmirësimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe promovimin e stabilitetit rajonal.

Nga viti 1999 e tutje, USAID-i ka investuar në emër të popullit amerikan mbi 920 milionë dollarë amerikanë në mbështetjen e rrugëtimit të Kosovës drejt vetë qëndrueshmërisë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë