Loading…

Si lindi Bashkimi Evropian

  • 24/05/2019 | 20:38

Si lindi Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian  është një bashkim politik dhe ekonomik i 28 shteteve anëtare që janë të vendosura kryesisht në Evropë. Ajo ka një sipërfaqe prej 4,475,757 km2 (1,728,099 sq mi), dhe një popullsi prej rreth 510 milion. Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut, shkruan Gazeta Metro.


Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit 1951.

Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG Jermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda, dhe Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM).

Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore:

1. liria, siguria dhe drejtësia,
2. qytetaria e Bashkimit,
3. politika e jashtme,
4. institucionet e BE-së.

Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së, shkruan Gazeta Metro.

Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare.

BE ka zhvilluar një treg të brendshëm përmes një sistemi të standardizuar të ligjeve që zbatohen në të gjitha shtetet anëtare. Politikat e BE synojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në tregun e brendshëm,të miratojnë legjislacionin në drejtësi dhe në çështjet e brendshme, dhe të mbajnë politika të përbashkëta për tregti, bujqësi, dhe zhvillimin rajonal. Brenda zonës Shengen, kontrollet e pasaportave janë shfuqizuar. Një bashkim monetar u krijua në vitin 1999 dhe hyri në fuqi në vitin 2002 dhe përbëhet nga 19 shtete anëtare të BE-së që përdorin monedhën euro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë