Loading…

Si lindi universi: A janë në një mendje, Bibla dhe shkenca

  • 29/06/2019 | 12:42

Si lindi universi: A janë në një mendje, Bibla dhe shkenca

Shkenca dhe Bibla bien dakord se Universi ka lindur përmes mjeteve natyrore: forcat e natyrës që veprojnë mbi grimca me kalimin e kohës, duke formuar kësisoj të gjitha strukturat që shohim, përfshirë diellin dhe planetin tonë, trasnmeton Gazeta Metro.


Me anë të Teleskopit Habëll, mund të shohim dritën që është emetuar 13 miliard vjet më parë – jo në fillim të universit, por aty pranë. Shkenca ka një kuptim të jashtëzakonshëm, të mënyrës si Universi u zhvillua një sekondë pas fillimit. Por nuk e di se si nisi ai – si lindi koha, se lindi hapësira ​, dhe as se përse forcat e natyrës janë ashtu si ato janë, apo pse kemi disa grimca elementare me vetitë që ato kanë.

Janë propozuar qasje të ndryshme, si për shembull ekzistenca e një Multiuniversi, por asnjëra prej tyre nuk ka fituar një konsensus të gjerë shkencor. Megjithatë, ekziston edhe një teori sipas së cilës Universi lindi nga “asgjëja” . Shpesh, kjo “asgjë” quhet vakum kuantik, që është gjendja shumë e hershme e Universit në sekondat e para, kur universi ishte aq i nxehtë dhe i dendur sa që grimcat fizike nuk mund të ekzistonin.

Nëse e shqyrtojmë nga afër, Bibla na e tregon vërtete se si lindi Universi. Në rreshtin e saj të parë, ajo thotë se Universi lindi jashtë çdo lloj gjëje fizike. Fjala e përdorur në hebraisht është “bara”, që do të thotë krijim nga hiçi (ex nihilo). Në Bibël, asgjë fizike nuk do të thotë asgjë – pa kohë, hapësirë, forca të natyrës, dhe pa grimca elementare.

Ekzistojnë vetëm 3 përjashtime, kur Zoti ka punuar përmes natyrës, por nuk ka filluar nga diçka që ka ekzistuar, por nga asgjëja. Këto tregohen me fjalën “bara”. Një nga këto ngjarje, siç e kemi parë, lidhet me fillimin e kozmosit, dhe dy të tjerat me shfaqjen e jetës. Ngjarja kozmologjike “diçka-nga-asgjë” ndodhi në fillim: në fillim, Zoti krijoi nga asgjëja.

Dhe kjo ngjarje nuk mund të kuptohet me metodën shkencore, sepse sipas përkufizimit nuk merret me asgjë fizike./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë