Loading…

Si ndikojnë pijet e ndryshme dhe ushqimi në pagjumësi?

  • 16/09/2020 | 15:11

Si ndikojnë pijet e ndryshme dhe ushqimi në pagjumësi?

Mundohuni të mos pini alkool (apo edhe duhan) së paku 2 orë para se të flini. Shumë njerëz mendojnë se një gotë para gjumit të ndihmon të flesh mirë. Është e vërtetë që 1 ose 2 pije gjatë darkës/natës mund t’ju bëjnë të ndiheni më të relaksuar pas darke, por disa orë më vonë ju pengojnë arritjen e një gjumi të thellë. Alkooli bëhet 2 herë shkak për prishje gjumi sepse ju bën të çoheni natën për të urinuar dhe kjo gjë ju zgjon.


Shmangni stimulantët – kafe, alkool. Qëndroni larg nga çdo pije që ka kafeinë para se të flini. Ato ju bëjnë hiperaktivë. Mos i pini të paktën 6 orë para gjumit. Tyramine hyn në kategorinë e stimuluesve. Ushqimet që kanë tyramine janë: sheqeri, sallami, spinaqi, vera, domatja, lakra, turshitë, patatja, patëllxhani, proshuta, djathi, çokollata.

Shmangni pijet energjike, sepse janë të larta në kafeinë dhe aminoacidin taurine, që nxit vigjilencën dhe adrenalinën. Studimet tregojnë se nëse pini nga këto pije, ndonjëherë edhe qysh në fillim të ditës, doza e lartë e kombinuar e taurinës dhe kafeinës vështirëson fjetjen.
Pakësoni sasinë e lëngjeve që konsumoni para gjumit (2 orë). Nëse fshikëza është plot, do të zgjoheni në mes të natës dhe nuk do të jeni në gjendje për të fjetur përsëri.

Shmangni konsumimin e kripës së shumtë në mbrëmje.
Çrregullimet e tretjes janë një burim i zakonshëm i problemeve të gjumit, por shumë njerëz nuk e bëjnë lidhjen. Mos hani gjëra pikante, si: salcë domate, djegëse, pica etj, para gjumit, sepse irritojnë stomakun dhe ju mbajnë zgjuar. Ushqimet acide e pikante mund të shkaktojnë urth dhe simptoma të tjera që ndërpresin gjumin. Po ashtu edhe proshuta, salçiçet përmbajnë nivele të larta të një stimuluesi të trurit që na bën të ndihemi vigjilent.

Shmangni ngrënien e ushqimit të paktën 2 orë para gjumit. Nëse vendosni për të ngrënë diçka, hani banane, hurma, fiq, qumësht, arrë, ton, kos. Këto përmbajnë një ndihmës natyral gjumi. Çaji i kamomilit ju ndihmon të flini. Gjithashtu, mund të provoni një gotë me qumësht të ngrohtë dhe mjaltë, të cilat ju relaksojnë dhe ju ndihmojnë të flini.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë