Loading…

Si ndikon të qenit person i mirë për të pasur sukses në karrierë?

  • 21/10/2021 | 09:03

Si ndikon të qenit person i mirë për të pasur sukses në karrierë?

A jeni duke kërkuar një punë të re ose po përpiqeni të përparoni në punën që keni? Jini të sjellshëm, kjo mund t’ju ndihmojë më shumë sesa që e prisni. E mira është çelësi për të pasur një rrugëtim të suksesshëm.

Kjo zgjidhje nuk është vetëm gjëja e duhur për t’u bërë, por gjëja më e mirë që mund të bëni për karrierën tuaj. Sipas një hulumtimi nga Lauri A. Jensen‐Campbell, Jennifer M. Knack, dhe Haylie L. Gomez, të qenit i këndshëm (i mirë) shoqërohet me miqësi të mira, marrëdhënie të forta familjare dhe rritje të suksesit profesional. Me fjalë të tjera, të menduarit për të tjerët krijon marrëdhënie të mira, gjë që krijon rrjet më të fortë, e që iu del në ndihmë kur keni nevojë.

Por kjo nuk është mënyra e vetme që të qenit i mirë në punë mund t’ju sjellë dobi profesionale. Sepse ka shumë arsye pse të qenit i mirë në punë iu ndihmon gjatë karrierës tuaj.

Ju ndihmon që të krijoni përshtypje të parë të mirë

Gjykimet fillestare për një kandidat shpesh bëhen në katër ose pesë sekondat e para, kur bëhet takimi personalisht ose virtualisht. Prandaj, gjatë kësaj kohe është e rëndësishme qe personat të kenë buzëqeshje miqësore, të jenë të hapur dhe tërheqës.

Ju jep qetësi të mendjes

Një nga gabimet më të këqija gjatë një interviste pune është që të jeni dashakeq ndaj punëdhënësit të mëparshëm. Kjo sepse, rekruteri mund të mendojë që jeni person problematik për të punuar me të dhe do të jeni të ngjashëm me punëdhënësin tuaj të ri. Negativiteti gjatë intervistave të punës ose gjatë paraqitjes tuaj të përditshme mund t’ju kthehet për t’ju “prerë”.

Kjo mund të jetë mungesë e ofertës së punës, prishja e marrëdhënieve me kolegët madje, edhe largimi nga puna, Është shumë më mirë që të jeni të këndshëm, të përqendroheni në pozitivitet dhe të ta shijoni paqen që e sjellë e gjithë ajo.

E bën më të lehtë për të tjerët që t’ju ndihmojnë

Punëkërkuesit duhet që ta bëjnë sa më të lehtë procesin e punëkërkimit. Mos ua vështirësoni punën atyre që duan t’ju ndihmojnë, mos u kërkoni punë njerëzve, përkundrazi përqendrohuni në udhëzimet e tyre për të grumbulluar emra të kontakteve!

E në anën tjetër, nëse tashmë jeni të punësuar, jini i hapur që të përfitoni njohuri nga ata që kanë përvojë më të madhe në ndonjë fushë. Kjo i bën që ata të ndihen më të lirshëm si dhe nuk do të krijojë energji negative mes jush!

Siguron që njerëzit do të duan të ndihmojnë në të ardhmen

E mira që bëhet edhe do të kthehet. Personat që ndihmojnë të tjerët gjithashtu do të marrin ndihmë. Nëse një ditë ke refuzuar që ta ndihmosh dikë, do ta merresh të njëjtën kur ke më së shumti nevojë.

Pse të zgjedhim për të qenë njerëzor?

Nga mirësia përfitoni si ju ashtu edhe njerëzit që zgjidhni për t’i ndihmuar. Psikologja dhe trajnerja e karrierës, Janet scarborough Civitelli, për The Balance ka thënë që, nga mirësia ka përfitime të matshme dhe emocionale për njerëzit që zgjedhin për të qenë të tillë. Sipas saj, disa nga përfitimet e prekshme janë:

Lëshimi i hormoneve që e përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe,
Ulja e inflamacionit në trup
Si ta përfshini mirësinë në karrierën tuaj?

Ikni nga temat dëshpëruese

Gjërat e thjeshta, si për shembull të flasësh me dike për tema të tjera përveç sfidave që përballeni mund t’ju sigurojnë shpëtim nga ndjenjat e dëshpëruara në të dyja palët.

Prisni pak

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për njerëzit është që të pranoni se askush nuk është i përsosur. Vendoseni në praktike të prisni pak dhe t’i gjykoni gjërat më ndryshe, përpara se të nxirrni përfundime! Edhe njerëzit më të aftë, të përgjegjshëm dhe të organizuar devijojnë herë pas herë. /Akademi Pune

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë