Loading…

Si ndodhi aksidenti tragjik në Gjermani: Familjarët në Kosovë tregojnë ngjarjen

  • 17/10/2020 | 21:42

Si ndodhi aksidenti tragjik në Gjermani: Familjarët në Kosovë tregojnë ngjarjen

Nga Zvicra erdhi në Kosovë për vendosjen e dritareve në shtëpinë e re. Pasi që kreu punët për objektin që kishte nisur së ndërtuari para dy vjetësh, Zaim Krasniqi së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët , Florin 12-vjeçar dhe Fjonën 10-vjeçare e nipin Bleonin 18-vjeçar, u nis për në Zvicër.


Por, rreth 50 kilometra pa mbërritur në destinacion, atyre në Gjermani u ndodhi një aksident trafiku.

Atij nuk i mbijetoi Zaimi me djalin që vdiqën në vend dhe nipi që humbi jetën mëngjesin e së shtunës, ndërkohë bashkëshortja dhe vajza janë në tretman mjekësor.

Për këtë rast kanë folur familjarët e viktimave.

“Bashkëshortja e tij ka qenë me një spital të Zvicrës e cila është në gjendje trupore, ndërsa vajza me lëndime më të lehta”, ka thënë një prej familjarëve.

Meqë është në gjendje më të mirë shëndetësore, vogëlushja u ka dhënë detaje familjarëve se si ka ndodhur aksidenti.

“Vajza e vogël është shpreh pak se ka qenë një mot i ligë dhe kemi rrshit dikund, një ujë i madh u kanë sipas saj dhe vec kur e kanë pa një kamion përpara”, ka treguar ai.

Vikendi ka pamundësuar që familja e ngushë e tyre që jeton atje të nis procedurat për sjelljen e trupave në vendlindje.

“Pritet që ditën e hanë me fillu procedurat për kthimin e trupave në Kosovë, por nuk kemi detaje për kohën”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ka vdekur edhe personi i katërt si pasojë e aksidentit në Gjermani nga i cili mbetën të vdekur 3 anëtarë të familjes Krasniqi nga Ferizaj. Personi i katërt gjithashtu ka shtetësi kosovare, megjithatë nuk është pjesë e familjes Krasniqi.

Të premten për Express, policia gjermane ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur dje kishin mbetur të vdekur tre persona, dy me shtetësi kosovare dhe një me zvicerane, por të tretë me mbiemër të njëjtë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë