Loading…

Si ndodhi gjuajtja me armë mes nxënësve në Mitrovicë: Flasin drejtorët e dy shkollave

  • 04/11/2019 | 20:02

Si ndodhi gjuajtja me armë mes nxënësve në Mitrovicë: Flasin drejtorët e dy shkollave

Gjuajtje me armë ka pasur gjatë ditës së sotme në Mitrovicë, ku dyshohet se përleshja ndodhi mes dy grupeve, të nxënësve të shkollës fillore, transmeton Gazeta Metro.


Oborri i shkollës fillore ‘Musa Hoti’ të Mitrovicës, mëngjesin e së hënës u shndërrua në arenë përleshjeje.

Nxënës të gjimnazit ‘Frang Bardhi’ që ndodhet vetëm pak metra larg kësaj shkolle dhe një grup tjetër i nxënësve, nisën rrahjen mes tyre në rrugën “UÇK”-së për ta vazhduar më pas në këtë hapësirë.

Përleshja ndodhi në kohën kur ata do të duhej të nisnin mësimin rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa shkaqet ende mbeten të panjohura për Policinë, raporton KTV.

Por, ajo që dihet është se aty u shkrepën edhe plumba me një armë zjarri gëzhojën e së cilës e kanë gjetur por jo edhe armën.

Nga kjo përleshje, i lënduar lehtë mbeti njëri prej nxënësve të përfshirë.

Ndonëse ngjarja ndodhi në oborrin e shkollës “Musa Hoti”, drejtori i saj mohon se nxënës të saj u përfshinë në këtë ndodhi.

Ndërkaq, vetë drejtoresha e gjimnazit ‘Frang Bardhi’, Zybete Latifi, nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, por një arsimtar ka pranuar se nxënësit janë të kësaj shkolle.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kishte dalë policia, që ka arrestuar 4 persona, të cilët dyshohet se e kanë kryer veprën.

Kjo nuk është hera e parë që në afërsi të këtyre shkollave ndodhin ngjarje të tilla, pasi më pak se dy vjet nga përleshja fizike ndërmjet nxënësve, njëri prej tyre kishte mbetur i vdekur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë