Loading…

Si ndodhi sulmi fizik ndaj Xhelal Sveçlës: Deklarohen nga Vetëvendosje

  • 27/02/2020 | 16:43

Si ndodhi sulmi fizik ndaj Xhelal Sveçlës: Deklarohen nga Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka sqaruar se zëvendësministri Xhelal Sveçla nuk është sulmuar sot nga askush, por, që kanë deklaruar se ai ka qenë prezent gjatë një konflikti në një kafene në Prishtinë, ku edhe ka reaguar duke thirrur policinë.


Pak minuta më parë në media është raportuar se është sulmuar në një kafene në Prishtinë, zëvendësministri i parë i MPB-së, Xhelal Sveçla.

Mirëpo, këtë lajm e kanë mohuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Të kontaktuar nga Express, nga zyra për media e LV-së thanë se Sveçla kishte qenë i pranishëm kur një lypsar në Prishtinë po sulmohej nga një person i rritur, e se ai ka reaguar duke e thirrur policinë e Kosovës.

“Ka qenë i pranishëm kur ka ndodhë konflikti në mes të një të rrituri dhe një lypsari që atë moment ka qenë duke kërku para, një person ka provuar që të sulmojë të miturin dhe z.Sveçla ka reaguar duke e thirrur policinë”, ka thënë për Express, zëdhënësi i LV-së Arlind Manxhuka.

Rasti ka ndodhur në një kafiteri në vendin e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë