Loading…

Si në filma: Grabiti 53 milionë paund, shqiptari martohet duke bërë dasmë luksoze

  • 31/10/2021 | 15:50

Si në filma: Grabiti 53 milionë paund, shqiptari martohet duke bërë dasmë luksoze

Mediat britanike kanë sjellë sërish në vëmendje shqiptarin Jetmir Buçpapaj i cili së bashku me një shqiptar tjetër dhe 5 britanikë u arrestuan në vitin 2008 për grabitjen e 53 milionë paundëve nga depoja ku përpunoheshin paratë cash për bankomatët.


41-vjeçari Jetmir Buçpapaj u dënua me 15 vite burg, i akuzuar për grabitje dhe rrëmbim me armë. Shqiptari nga Tropoja u divorcua nga bashkëshortja e parë Rebecca ndërkohë që ai vuante dënimin me burg.

Jetmir Buçpapaj u lirua nga burgu i sigurisë së lartë Belmarsh, në Londrën Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua më pas në Shqipëri. “The Mirror” bën me dije se  Buccpapaj është martuar me Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë, në një ambient luksoze.

Një burim në Shqipëri tha: “Deri më tani ne nuk kemi asnjë kërkesë nga Britania e Madhe për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të tij”. Pas martese ata kanë bërë muaj mjalti. 34-vjeçarja nuk pranoi të tregonte vendin e muajit të mjaltit, por bëri me dije për “The Mirror” se bëhej fjalë për një vend “shumë të veçantë”.Gjatë grabitjes së vitit 2006, sulmuesit të paraqitur si policë rrëmbyen menaxherin e depos dhe familjen e tij. Ata lidhën gjithashtu 14 punonjës nën kërcënimin e armëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë