Loading…

Si në pak shtete, Murati: Ekonomia e Kosovës ka rikuperuar thuajse plotësisht humbjet e shkaktuara nga pandemia

  • 25/11/2021 | 12:55

Si në pak shtete, Murati: Ekonomia e Kosovës ka rikuperuar thuajse plotësisht humbjet e shkaktuara nga pandemia

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është deklaruar sot lidhur me gjendjen ekonomike, referuar situatës nëpër të cilën kaloi Kosova si shtet pas goditjes nga pandemia e koronavirusit.


Murati gjatë seancën plenare theksoi se bazuar në analizat e bëra, vlera e rritjes ekonomike rezulton ndjeshëm më e lartë sesa pritjet e tyre fillestare.

”Ne sot para jush si qeveri, paraqesim projektligjin e ndarjeve buxhetore për 2022. Sa i përket vitit që po e lëmë pas, ne si qeveri kemi përcjellur me kujdes treguesit kryesorë ekonomikë, përgjatë periudhës janar/shtator të këtij viti.Dhe sipas të dhënave të publikuara nga ASK, brutoprodukti vendor gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, ka shënuar një rritje mesatare prej 10.5%”, tha ai.

”Kjo rritje është në linjë me pritjet tona për rimëkëmbje të theksuar ekonomike pas lehtësimit të masave kufizuese të ndërmarra në kuadër të pandemisë COVID-19, dhe reflekton efektin bazë të rënies së ndjeshme në tremujorin e dytë në vitin e kaluar dhe intenzitetin e faktorëve që kanë ushqyer rritjen në gjysmën e parë të vitit 2021.Megjithatë magnituda e rritjes ekonomike ka rezultuar ndjeshëm më e lartë sesa pritjet fillestare.Rritja e deritashme konfirmon se ekonomia e Kosovës ka rikuperuar pothuajse plotësisht humbjet e shkaktuara nga pandemia në aktivitetin ekonomik”, tha Murati.

Murati tha se sipas vlerësimeve më të fundit, ekonomia e Kosovës gjatë vitit aktual pritet të rritet në mënyrë dyshifrore.

“…pra në 10% në terma real, ndërsa 12.2% në terma nominal, duke lënë pas recesionin ekonomik të vitit të kaluar”, shtoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë