Loading…

Si përgjoheshin njerëzit në komunizmin shqiptar |Foto

  • 19/11/2016 | 23:49

Si përgjoheshin njerëzit në komunizmin shqiptar |Foto

Në një prej ambienteve të Bunk’Art 2, në hapësirat kushtuar mënyrës se si funksiononte sigurimi i shtetit është treguar përmes shembullit konkret si kryheshin përgjimet nga shtëpia e bashkëpunëtorit të sigurimit te shtëpia e të përgjuarit.

Në mur tregohet sesi vendosej pajisja përgjuese përmes një tubi i cili kishte brenda një mikrofon që regjistronte të gjithë bisedat dhe lëvizjet në shtëpinë e personit që përgjohej.

Nga ana tjetër në shtëpinë e spiunit kjo bisedë regjistrohej me një aparat të posaçëm. Po ashtu përmes një vrime në mur bëheshin edhe filmime e fotografime me një pajisje tjetër të prodhuar për atë qëllim.

Për të mos u zbuluar vrimat në mur mikrofonat dhe objektivët kamufloheshin pas pikturave apo objekteve të tjera që ishin të vendosura në murin e shtëpisë së përgjuar. Përveç kësaj në këtë ambient janë dhënë shembuj konkret përgjimesh në ditën që ka vdekur Enver Hoxha.

Përgjimet janë bërë nëpër shtëpi të ndryshme në Tiranë dhe në disa qeli të burgjeve. Këto përgjime zbulonin opinionet e kundërshtarëve të regjimit dhe shpesh gëzimin për vdekjen e diktatorit.

Me interes janë edhe përgjimet që u janë bërë diplomatëve para vdekjes së Enver hoxhës që dëshmojnë interesin e Sigurimit të Shtetit për të mësuar opinionin e diplomatëve të huaj për sëmundjen e diktatorit./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë