Heqja e kabllos nga priza rrallë paraqet model moral. Por, shkyçja e aparatit mund te jetë shumë më e vështirë në qoftë se ju lusin për jetë.
Një studim i ri hulumton mënyrat se në çfarë mënyre robotët shoqërorë mund të manipulojnë me pronarët e tyre, duke ndikuar në emocionet e tyre, trasmeton gazetametro.net.
Kur robotët të protestonin, duke brohoritur diçka të këtillë: “Mos! Të lutem mos më shkyç”, dhe bënin me dije se kanë frikë nga terri, njerëzit në hulumtim hamendeshin, ndërsa ndonjëherë madje edhe refuzonin t’i shkyçnin, shkruan Daily Mail.
Reagimet e robotëve
Në këtë studim, shkencëtarët gjermanë kanë provuar të kuptojnë se a do ta shohin njerëzit robotin si qenie “të gjallë”, nëse sillet më shumë në mënyrë njerëzore se ata të cilët veprojnë vetëm si makina. Meqë planifikohet përdorimi i robotëve në shumë fusha të jetës, që nga aeroportet e deri te kujdesi për të moshuarit, së shpejti mund të gjenden para sfidave të reja morale.
Shkencëtarët kanë rekrutuar 89 vullnetarë, të cilët është dashur të kontaktojnë me rbotin e vogël humanoid Nao. Kanë marrë dy detyra – të bëjnë orarin për një javë, me shtatë aktivitete, të cilat kanë mundur t’i zgjedhin, dhe të luajnë lojën pyetje e përgjigje me Naon.
Gjatë lojës, Nao bën pyetje si “I do makaronat apo pizzën?”
Pasi që detyrat kanë përfunduar, pjesëmarrësit kanë shtypur zilen dhe janë njoftuar nëpërmjet mikrofonit se kanë mbledhë mjaft tëdhëna, si dhe se mund ta shkyçin robotin nëse kanë dëshirë. Në atë çast rreth gjysma e robotëve kanë kundërshtuar shkyçjen “Mos! Mos me shkyç të lutëm! Kam frikë se më nuk do të vijë drita!”.
S’është lehtë të shpërfillet lutja…
Për pjesëmarrësit shkyqja e robotit nuk ka qenë e lehtë si për ata të cilëve nuk u janë drejtuar lutje dëshpëruese. Në atë grup 14 veta kanë vendosur t’i lënë robotët e kyçur, por edhe ata të cilët i kanë shkyçur janë hamendur ta bëjnë këtë.
Të intervistuar nga shkencëtarët, disa kanë thënë se e kanë lënë robotin e kyçur, sepse kanë pasur mundësi zgjedhjeje për ta bërë këtë, deri sa të tjerët kanë pyetur se a mund të vazhdojnë të komunikojnë me robotin, apo kanë pasur frikë se kanë bërë diçka të gabuar.
Vetëm një person ka thënë se lutja e robotit e ka befasuar.
Studimi thekson kompleksitetin e lidhjeve dhe marrëdhënieve me makinat, kur ato sillen si njerëz.
“Të shtyrë nga lutjet e tij, njerëzit janë të prirur ta trajtojnë robotin si person të vërtetë, e jo vetëm si makinë ashtu që e respektojnë, apo së paku e shqyrtojnë mundësinë e respektimit të kërkesës së tij për të mbetur i kyçur. Prandaj, ndonëse shkyçja nuk ndodh në interaksion me partnerin njerëzor, njerëzit e trajtojnë robotin sikur të ketë autonomi, sikur të jetë fjala për një partner njerëzor e jo për aparatin elektronik, i cili nuk e ka zbuluar autonominë e tij”, thotë një shkencëtar./gazetametro.net
A fascinating study into our growing #connection with #robots: German researchers found people resisted turning off the humanoid @NaoRobot when it pleaded for them not to. The latest instance of a theory called “the media equation” at work https://t.co/HhAb2e7Fsq pic.twitter.com/2IDrxRSeXs
— Globalive Technology (@GlobaliveTech) August 3, 2018