Pas kryetarit të parë afroamerikan të SHBA-së, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë do të vendoset Donald Trump. Ai do ta kryejë njërën nga punët më të vështira në botë. Në të gjitha udhëtimet do ta ruajnë qindra agjentë e me vete do ta ketë gjithmonë çantën e zezë nga lëkura.
“Çanta urgjente e Presidentit” përmban opsionet bërthamore, përshkrimin e bunkerëve të sigurisë në të cilët mund të fshihet kryetari , udhëzimet për fillimin e sulmeve bërthamore dhe kartelën me kodet autentike për verifikimin e identitetit të kryetarit. Deri te disa lokacione, presidenti i SHBA-së udhëton me “Shtëpinë e Bardhë fluturuese”, avionin Boing 747.
Fjala është për kështjellën fluturuese me pajisje për pengimin e veprimit të shpërthimit bërthamor dhe e pajisur me teknologjinë më të re ushtarak.
Nëpër Tokë presidenti vozitet me automobilin më të sigurt në botë Cadillac 1 që e kalon çmimin prej 1.5 milion dollarë. Pos rehatisë që ofron automobili, presidenti në të është i mbrojtur nga sulmet kimike dhe të armëve me kalibër të madh.