Loading…

Si ‘Spiderman’, punëtori i ndërtimtarisë rrezikon veten në punë, pa helmetë dhe disa kat përpjetë

  • 04/05/2021 | 13:17

Si ‘Spiderman’, punëtori i ndërtimtarisë rrezikon veten në punë, pa helmetë dhe disa kat përpjetë

Siguria e punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë vazhdon të jetë në nivel shqetësues. Pamjet e sotme të një punishte në lagjen Emshir të Prishtinës e vërtetëtojnë këtë më së miri.


Një punëtor shihet duke u ngjitur në disa kate të larta duke rrezikuar seriozisht jetën e tij. Pa helmetë dhe mjetet të tjera ndihmëse, punëtori kosovar duket si një “spiderman” në vendin e punës.

Vetëm në vitin 2020 janë regjistruar 13 vdekje në vendin e punës. Fatkeqësisht, të vdekur në vendin e punës ka pas edhe këtë vit.

Nga Sindikata e Sektorit Privat kanë thënë se numri i të vdekurve është më i larti në rajon ndërsa sipas eksperteve të sigurisë, në Kosovë nuk zbatohen ligjet për sigurinë në punë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë