Loading…

Si ta arrish balancimin, çfarë duhet të hani që ushtrimet të funksionojnë më mirë

  • 03/11/2022 | 15:14

Si ta arrish balancimin, çfarë duhet të hani që ushtrimet të funksionojnë më mirë

Në pranverë, të gjithë ndiejnë nga e para, dëshirën për të qenë në formë. Ka disa teknika ushtrimesh që të ndihmojnë, por do tregoheshe e zgjuar po të tregoje kujdes edhe për gjërat e tjera që mund të ndihmojnë për të arritur këtë synim të vështirë.


Ja disa këshilla çfarë duhet të hash para, gjatë dhe pas stërvitjes për të rritur efektivitetin e saj shumëfish. Mos i kapërce, këto këshilla ndihmojnë!

Para stërvitjes

Përpiqu të kapesh pas së mesmes së artë. Nuk duhet ta teprosh asnjëherë, as të bësh stërvitje me stomakun bosh, të dyja janë të pashëndetshme. Duhet të dish që trupi do të tresë ushqimin e fundit që ke ngrënë para stërvitjes, gjatë saj. Preferohet që të jetë një ushqim me shumë proteina, frut, ose ushqim që përmban fibra. Proteinat shtazore ndihmojnë në ndërtimin e muskujve, frutat dhe produktet e pasura me fibra do të ndihmojnë për të nxitur procesin e pastrimit në trupin tënd.

Ushqime që mund të hash 2-3 orë para stërvitjes:

Sanduiç me djathë dhe mollë

Një shufër me drithëra ose qumësht dhe frut

Sallatë jeshile me pulë ose ton

Crackers gruri ose bukë të zezë drithërash

Kos dhe frut

Arra

Kokteil frutash ose lëng natyral i shtrydhur

Gjatë stërvitjes

Kur bën ushtrime, uji është i pari. Mos harro të kesh afër një shishe me ujë, aq të madhe sa të mos të lërë të dehidratohesh. Uji duhet për të ndihmuar trupin të ruajë përbërësit ushqyes dhe të prodhojë glukozë, karburantin natyral të trupit.

Ushqime të pasura me glukozë:

Lëng natyral frutash

Banane

Rrush i thatë dhe fruta të tjera të thata

Pas stërvitjes

Koha menjëherë pas stërvitjes është shumë e rëndësishme, sepse trupi nis të ndryshojë në ndikimin e ushtrimeve të fundit fizike. Ritmi i metabolizmit shpejtohet dhe muskujt e tu pësojnë shndërrime të mëdha.

Produkte që do të ndihmojnë të rekuperosh energjitë pas ushtrimeve:

Perime të freskëta ose të gatuara pak

Çdo lloj mishi pa yndyrë ose peshk

Sallatë jeshile mikse

Nuk duhet të kesh një dietë të kufizuar për hir të stërvitjes. Thjesht ha sa më shumë ushqime të shëndetshme për një jetë më të shëndetshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë