Loading…

Si ta kuptojmë se mjalti që kemi blerë është organik

  • 23/03/2023 | 22:15

Si ta kuptojmë se mjalti që kemi blerë është organik

Nëse dëshironi të merrni përfitimet të cilat vijnë nga mjalti atëherë pastërtia e mjaltit është ajo që duhet marrë parasysh para se ta blini atë.


Ka disa teste dhe eksperimente të thjeshta që mund të kryhen në shtëpi për të verifikuar se mjalti që keni blerë është me të vërtetë natyral.

Një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar këtë është eksperimenti me ujë.

Shtoni një lugë mjaltë në një gotë me ujë.

Nëse është mjalti artificial, ai do të shkrihet në ujë dhe do ta shihni përreth gotës.

Ndërsa nëse është mjalti organik, ai do të qëndrojë në fund të gotës.

Pra, keni parasysh këtë mënyrë kur blini mjaltë dhe mos hezitoni ta provoni këtë eksperiment për ta testuar pastërtinë e këtij produkti të shëndetshëm!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë