1. Fillo me një ëndërr!
Definoje mirë qëllimin tënd. Njoftohu me atë që do të doje nesër ta kurorëzosh me fitore, dhe nisja punës.
2.Mendo pozitivisht!
Është shumë e rëndësishme të bësh plane gjatë punës, t’ia caktosh vetes një rregull dhe të besosh në të fuqishëm. Ne e dimë se jeta ka shumë të papritura dhe shpeshherë të rrëzon për tokë, por kjo nuk do të thotë se ti nuk mund të vazhdosh më. Pikërisht nga këto ulje ti beso dhe vrapo drejt qëllimit tënd.
3.Jeto me ndershmëri
Jeto me ndershmëri dhe bëji një nder vetes duke e siguruar një jetë të qetë për veten pa e dëmtuar askënd rreth teje. Suksesi vjen si rezultat i punës dhe i drejtësisë.
4. Praktikoje atë që e mëson
Çdo gjë të re që e mëson rreth rrugës duke ndjekur ëndrrat tuaja, është shumë fitimprurëse t’i hedhësh në praktikë. Sado të vogla qofshin ato t’i jepi jetë atyre, se kështu krijohen gjërat e mëdha, nga pikënisjet e vogla.
5. Vlerësoje kohën tënde
Ndaje kohën për ditën tënde. Mos praktiko gjëra të kota që nuk sjellin as punë të mirë e as relaksim për ty. Ndaje kohën për të gjitha duke e çmuar çdo minut të saj. Është me rëndësi ta vlersoshë atë, sepse duke e bërë një gjë të tillë ti e vlerson edhe veten dhe ëndrrën tënde.
6.Mos u fokuso në shumë gjëra brenda ditës
Bëje një plan për punën tënde dhe mos u zgjero në të gjitha fushat. Fokusohu në një gjë njëherë dhe jetësoje atë, duke i kushtuar maksimumin e kohës. Duke u marrë me shumë gjëra  njëkohësisht nuk arrin ta përfundosh si duhet asnjë nga to.
7.Gjeje kënaqësinë në çdo punë që e bën
Pështatu me ambinetin e punës, pavarësisht kushteve që ke. Nuk është i rëndësishme vendi ku ke zgjedhur ta jetësosh ëndrrën tënde, rëndësi ka të kuptosh që nga aty do të bësh gjëra të mëdha. Krijoje vetë ti kënaqësinë kudo.
8. Shfrytëzo të gjitha mundësitë
Investo në mendjen tënde. Shfrytëzoj të gjitha mundësitë e mundshme për të arritur fundin e punës. Sado të vogla qofshin ato, ti provojë dhe nuk do të zhgënjehesh, sepse në fund të fundit po i beson vetes.
9. Duro!
Durimi është qelësi i gjithçkaje.
10. Mos u dorëzo
Nëse sot dështove, nesër nuk do ta bësh, a e di pse? Sepse ti sapo e more një mësim, prandaj nuk duhet të heqësh dorë. Pse të ndalësh në rrugës pasi ta kesh kryer gjysmën? /gazetametro.net