Loading…

Si të bëjmë makarona me djathë?

  • 12/03/2017 | 10:06

Si të bëjmë makarona me djathë?

Nuk ka gjë më të shijshme se thjesht makarona dhe djathë. Në vendet e zhvilluara është një nga pjatat më të preferuara dhe për shkak të lehtësisë në përgatitje, por dhe shijes që nuk ka të krahasuar. 

Për të bërë makarona për 4 persona duhen 500 gramë makarona, 1 lugë gjelle gjalpë, djathë kaçkavall (ose i bardhë).

Përgatitja e makaronave me gjalpë: 

Në ujë të valuar me kripë hidhni makaronat (pa i thyer nëse janë spageti) dhe përziejini që të mos ngjiten.

Mbulojeni tenxheren që makaronat të valojnë shpejt, e më pas hiqjani kapakun dhe lërini të ziejnë edhe rreth 10 minuta.

Pasi të jenë zier, kullojani ujin. Ky ujë mund të përdoret për salcë makaronash ose supë më vonë. Makaronat shpërlajini me ujë të nxehtë dhe lërini që të kullojnë, transmeton shije.al.Më pas, vendosini në një enë dhe përziejini me gjalpë.

Nëse doni, mund t’i hidhni djathë kaçkavall ose djathtë të bardhë të grirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë