Loading…

Si të organizoni dasmën duke i ndjekur këto 5 këshilla?

  • 26/04/2018 | 17:33

Si të organizoni dasmën duke i ndjekur këto 5 këshilla?

Duke pasur parasysh që po afrohet sezoni i dasmave, më poshtë i keni 5 këshilla se si më lehtë dhe pa nervozizëm të organizoni dasmë.


Nuset janë kryesisht “kapitene” dhe përgjegjëse për organizimin e gjithë ditës dhe kremtimin që pason me të, por me këtë nuk themi se organizimi nuk i përfshin djemtë, transmeton gazetametro.net

Organizimi i dasmës mund të jetë shumë argëtuese edhe për nusen por edhe për dhëndrin, por shpesh herë kalon në duar e nuses. Edhe pse organizimi duket i lehtë, ajo merr shumë energji dhe përkushtim, por edhe ua merr gjithë kohën.

Për të anashkaluar këto gjëra preferohet të i ndiqni 5 këshillat më poshtë:

1. Jeni vetvetja:

Në rast që doni të keni dasmë të vogël dhe nuk jeni tip për një dasmë madhështore, atëherë nuk ka arsye të ndryshoni këtë qëndrim. Nëse e mendoni dasmën tuaj në mënyrën tuaj deh sipas qejfit tuaj, atëherë bëjeni atë. Dasma më e bukur është ajo ky vjen në dukje shija e çiftit.

2. Në mënyrë të mençur shpenzoni paratë:

Menjëherë ndani buxhetin tuaj që keni planifikuar për dasmë dhe bëhuni real. Pastaj menjëherë pyeteni vetën çka dëshironi, pa çka mund të kaloj dasma juaj? Dhe mos lejoni të ju rrëmbej “çmenduria” e dasmës dhe të bini pre e asaj që “dasma bëhet njëherë në jetë dhe nuk duhet të kurseni”.

3. Dëgjoni idetë dhe këshillat:

Pyetni dikën që ngaherë ka bërë dasmë, çka do të bënte diçka më ndryshe po të ju jepte mundësia të organizonte përsëri dasmën e vet. Mësoni nga gabimet e të tjerëve.

4. Nuse, kërkoni dhe pranoni ndihmë:

Përfshijeni edhe burrin tuaj në organizim dhe ndani obligimet. Në ndihmë të madhe mund të ju vjen edhe nëna, motra dhe shoqja e ngushtë, por edhe disa familjarë që iu besoni.

5. Relaksohuni:

Mos lejoni që organizimi të ua merr një pjesë të jetës. Gjithashtu mos lejoni që biseda juaj të jetë gjithnjë rreth dasmës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë