Receta për të bërë patatina nga patate të freskëta, pa kripë të tepërt, konservantë dhe pa qenë nevoja të qëndrojnë për muaj të tërë në dyqane.
Bëni çipsat tuaja në këtë mënyrë! Një alternativë e shijshme dhe e lehtë për çipsat (gjithashtu shumë më e lirë).
Gjithçka që ju duhet është:
Qëroni patatet dhe më pas lajini. Me anë të një thike sa më të mprehtë pritini ato në feta rrethore të holla. Lërini në ujë të ftohtë përreth 2 orë duke jua ndërruar ujin. Lënia në ujë të ftohtë bëhet në mënyrë që patatet të çlirojnë amidonin për t’u bërë më krokante.
Më pas lërini të kullojnë mirë dhe vendosni tiganin me vaj në zjarr. Lërini të skuqen në vaj të nxehtë rreth 2-3 minuta, derisa sipërfaqja e tyre të marrë ngjyrë të artë. Pasi t’i hiqni nga vaji shtrojini në një tavë mbi të cilën keni vendosur letra kuzhine për thithjen e vajit të tepërt. Më pas shtojuni kripën dhe erëzat. Konsumojini kur të jenë ftohur./gazetametro.net