Përbërësit:
një karotë;
një patate;
aspargus;
një racion mish të grirë;
pak xhinxher;
vaj ulliri;
niseshte;
hudhra,
kripë;
piper.
Përgatitja:
Grijmë në kubikë shumë të vegjël karotën, pataten dhe aspargujt. Në një thexhere vendosim një litër ujë për të zier. Kur uji të ketë marrë valë shtojmë perimet dhe i lëmë të ziejnë derisa të zbuten. I heqim nga uji dhe i përziejmë mirë me kripë, piper, niseshte dhe formojmë toptha të vegjël. Topthat e vegjël, i vendosim në një enë ku të gatuhen me avull.
Ndërkohë, në një tigan nxehim pak vaj ulliri. Shtojmë xhinxher dhe hudhra të grira shumë imët. Më pas shtojmë mishin e grirë duke e trazuar me lugë druri që të skuqet.
Në një gotë me ujë tretim pak niseshte dhe e hedhim tek mishi i grirë. E lëmë të ziejë, derisa masa të trashet.
Më pas heqim perimet nga avulli, i vendosim në një pjatë e sipër tyre shtojmë mishin e përgatitur.