Loading…

Si të rregulloni problemet me tretjen?

  • 04/05/2021 | 23:36

Si të rregulloni problemet me tretjen?

Nutricionistja Lorin Lax tashmë na ka shpjeguar se cili është “lloji i stomakut” tretës, dhe tani ajo po flet për llojin që lidhet me imunitetin.


Deri në 70 për qind të sistemit imunitar ndodhet në stomak, andaj do të ndiejmë shumë simptoma se diçka nuk shkon mirë në sistemin e tretjes dhe lëkurën.

Nëse keni alergji, lëkurë problematike, sëmundje autoimune, astmë, probleme të sinusit dhe shpesh keni ftohje, ka mundësi që të keni edhe këtë lloj stomaku. E njëjta gjë vlen nëse shumë ushqime ju shqetësojnë, ndërhyjnë në tretjen tuaj ose ju bëjnë të fryheni.

Lax këshillon të hani sa më shumë ushqim të freskët, të papërpunuar, duke shmangur vezët, farat dhe arrat dhe të konsumoni më pak se 20 gramë fruktozë çdo ditë.

Stomaku dhe sistemi imunitar janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj mënyrës së jetesës dhe nëse do të duhej të jepte vetëm një këshillë, ajo thotë se gjumi i rregullt dhe cilësor është më i rëndësishmi.

“Stresi ndikon në tretje, andaj është shumë e rëndësishme të flini rregullisht dhe mirë, tetë orë në ditë janë thelbësore për shëndetin. Ju gjithashtu duhet të lëvizni mjaftueshëm, mjafton një shëtitje e moderuar, si dhe të praktikoni teknikat e relaksimit ose jogën”, tha ajo.

Kur bëhet fjalë për suplemente, ajo gjithashtu këshillon shtimin e vitaminës D3, vitaminës C dhe vajit të peshkut nëse keni këtë lloj stomaku.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë