Ndërsa sezoni i ftohjeve është në kulm, ekspertët rekomandojnë disa mënyra për të ndihmuar trupin të qëndrojë i shëndetshëm dhe të shmangë infeksionet.
Një nga masat më të thjeshta është të qëndroni të hidratuar, duke ndihmuar mukozën e hundës dhe fytit të mbajë mikrobet jashtë trupit.
Gjumi i mjaftueshëm është po ashtu vendimtar, pasi gjatë tij trupi prodhon hormone dhe substanca anti-inflamatore që mbështesin sistemin imunitar. Konsumimi i frutave, perimeve, agrumeve, manaferrave dhe perimeve të gjelbërta forcon imunitetin falë vitaminave dhe mineraleve.
Përtej ushqimit dhe gjumit, ekspertët sugjerojnë menaxhimin e stresit përmes jogës dhe meditimit, si dhe përdorimin e lagështuesve ajror dhe bimëve mjekësore në çaj si mjaltë, hudhër dhe xhenxhefil. Marrja e suplementeve me zink, vitaminë C dhe vitaminë D mund të ndihmojë për të përshpejtuar rikuperimin dhe për të mbajtur larg infeksionet respiratore.