Loading…

Si t’i mbani dhëmbët tuaj të bardhë, ja disa këshilla të rëndësishme

  • 26/05/2023 | 09:03

Si t’i mbani dhëmbët tuaj të bardhë, ja disa këshilla të rëndësishme

Nëse keni dhëmbë të bardhë të bukur, kjo nuk garanton se do t’i keni dhëmbët të tillë gjatë gjithë kohës, por me pak përkushtim mund të rrisni jetëgjatësinë e dhëmbëve të bardhë, transmeton Gazeta Metro.


Mundohuni të reduktoni disa pije

Nëse pini ekspreso ose latte çdo mëngjes dhe një coca cola pasdite, mund të vini re se dhëmbët tuaj kanë humbur një pjesë të shkëlqimit të tyre. Kafeja, çaji, pijet e gazuara dhe vera e kuqe janë vetëm disa nga lëngjet që njollosin dhëmbët.

Këshillë: Përdorni pipsë, nëse nuk mund të jetoni pa i konsumuar këto pije, pa problem, përdorni një pipsë, kjo mund t’ju njollosë më pak dhëmbët.

Reduktoni pirjen e duhanit

Reduktimi i konsumit ose eliminimi i duhanit është një nga veprimet më të mira që mund të bëni për të mbajtur dhëmbët tuaj të bardhë, si dhe për të pasur një higjienë më të mirë orale (gojës).

Përdorni një pastë dhëmbësh zbardhues

Pasta zbardhuese e dhëmbëve ndikon në dhëmbin tuaj duke hequr çdo njollë sipërfaqësore që mund të jetë grumbulluar gjatë ditës. Disa pasta të tilla mund të përmbajnë edhe peroksid hidrogjeni, i cili ndihmon në heqjen e njollave të ushqimit nga smalti, siç raporton Collgate.

Lani dhëmbët pas ngrënies

Sa më shumë të mbani lëngjet në dhëmbë, aq më e vështirë është të hiqni ato njolla. Për shembull, pasi të keni pirë kafe, përpiquni të lani dhëmbët, por është e rëndësishme të prisni rreth 30 minuta para se të lani dhëmbët sepse mund të dëmtohen.

Ndër të tjera, është e rëndësishme të bëni vizita të shpeshta te dentisti, sepse një profesionist i tillë mund t’ju japë këshilla specifike për gjendjen e dhëmbëve tuaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë