Loading…

Si t’i përmendni faktet interesante rreth vetes gjatë procesit të punësimit?

  • 26/02/2021 | 08:21

Si t’i përmendni faktet interesante rreth vetes gjatë procesit të punësimit?

Kandidatët që kërkojnë punë mund të ndihen shumë nën presion gjatë këtij procesi. Ka udhëzime për CV-në dhe letrën motivuese, që shtrihen deri në detajet më të vogla, deri edhe te madhësia e shkronjave. Dokumentet e aplikimeve të punës dinë të jenë shumë formularike dhe intervistat e punës po ashtu të tingëllojnë shumë të përsëritura.

Ndjekja dhe përgatitja e këtyre rregullave janë esenciale që ky proces të kryhet si duhet, por kjo nuk do të thotë që duhet të jeni të njëjtë si të gjithë të tjerët. Madje, shkëmbimi i fakteve argëtuese për veten tuaj ju dallon nga turma dhe mund t’ju bëjë një kandidat më të fortë dhe më tërheqës.

Rëndësia e fakteve interesante gjatë aplikimeve

Thoni se përformoni si komedian gjatë fundjavave, sepse ndarja e këtyre detajeve u lejon punëdhënësve ta kuptojnë që jeni rehat përpara turmave. Kjo është një aftësi e dobishme për çdo punë që kërkon të folurit në publik. Edhe gdhendja apo ndërtimi i diçkaje gjatë fundjavave tregon që ju jeni person që keni durim, madje edhe për detajet.

Ndarja e fakteve interesante dhe argëtuese është një rrugë e ndarjes së aftësive të domosdoshme dhe aftësive të transferueshme. Përmendja e tyre gjithashtu ndihmon që intervistat të kalojnë nga formati pyetje – përgjigje në atë më biseduese. Punëdhënësit shpesh ka nevojë që t’i shohin punonjësin përtej personit në detyrë, kështu që këto fakte u ndihmojnë atyre që ta shohin këtë.

Shënim:

Edhe pse mund të jetë e preferueshme ndarja e fakteve interesante gjatë gjitha aplikimit për punë, ekspertët paralajmërojnë të mos teprohet deri në humor. Në fund të fundit, nuk është e nevojshme të ndani gjëra që rekrutuesit e shohin si marrëzi, ofenduese apo humbje kohe. Më poshtë, gjeni disa këshilla se si t’i përdorni faktet interesante dhe cilat t’i mbani përvete!

Jini të sinqertë: Nuk ka kuptim që të ndani hobi dhe interesa, të cilat në të vërtetë nuk janë diçka që ju e doni. Nëse përmendni në CV që keni marrë pjesë në maratona të vrapimit, por në të vërtetë nuk e keni bërë as një vrapim për disa vite, do të jetë një intervistë e pakëndshme.

Bëhuni interesant: Është në rregull që të ndani hobi dhe gjëra që ju interesojnë si gatimi, leximi, joga, shikimi i filmave, por do të ishte shumë më e bukur sikur të përmendnit gjëra që janë më të papritshme. Cilatdo qofshin interesat tuaja, bëhuni gati që të flisni për to në takim me punëdhënësit!

Përmendi gjëra të rëndësishme: Gjithmonë duhet ta keni parasysh që të përmendni fakte interesante rreth jush, por që lidhen me punën për të cilën po aplikoni. Ndarja e hobive është një mënyrë e mrekullueshme për t’i shfaqur aftësitë e transferueshme. Nëse jeni pjesë e një klubi lokal futbolli, mund të jeni shumë lehtë një pjesëtar i fortë i ekipit në punë.

Ku t’i ndani faktet interesante në CV

CV-ja juaj është vendi më i lehtë për të përmendur fakte interesante. Mund të shtoni një pjesë të emëruar “Hobit dhe interesimet”. Në këtë shtesë mund të shtoni po ashtu edhe punët vullnetare dhe ato jashtë shkollës.

Ku t’i ndani faktet interesante në letër motivuese

Këtu duhet të keni kujdes! Ndryshe nga CV ku ka një pjesë të caktuar për faktet interesante apo ta shtoni vetë, një gjë e tillë nuk është edhe te letra motivuese. Kjo është më problematike për shkak se letra motivuese duhet të jetë më e përqendruar dhe të përmendi shkurtimisht për çfarë arsye duhet të jeni ju ata që do ta fitoni atë vend pune.

Pra në një dokument të tillë, përmendi fakte interesante vetëm ku ato lidhen shumë ngushtë me pozitën në të cilën synoni të jeni pjesë.

Ndarja e fakteve interesante gjatë intervistës

Nëse jeni mërzitur gjatë intervistës, kjo do të thotë që edhe intervistuesit po ndihen të tillë. Kjo nuk është diçka e mirë. Kështu që, ndarja e disa fakteve interesante rreth vetes do ta bënte intervistën që të mbahej mend nga rekruterët.

Pyetjet në të cilat mund të përgjigjeni për to:

Cilat janë hobit tuaja?

Për çfarë jeni i apasionuar?

Cila është pika e fortë e juaja?

Cila është pika e dobët e juaja?

Ideja këtu është t’i përmendni faktet interesante si një mundësi për ta shfaqur veten si punëtor. Kështu që, për shembull nëse jeni pyetur në lidhje me pikat e dobëta, duhet të filloni duke folur rreth asaj se si keni luftuar gjithmonë me disiplinën, por trajnimet për maratonë tregon se si rutina ju ndihmon që të keni sukses në projekte afatgjata. Pastaj, të tregoni përsëri ndonjë situatë, më anë të së cilës bëni me dije që jeni duke punuar për ta rritur disiplinën.

Kështu që vazhdoni! Përdorni fakte të cilat ju japin një pamje të plotë të vetes tuaj!/Akademi Pune/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
m[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë